Wed, Aug 27, 2025

Apeli lë në fuqi dënimin ndaj bashkëpunëtorëve të Rezart Taçit

  • PublishedOctober 2, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të hënën më 2 tetor të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për dënimin e dy të besuarve të biznesmenit kontrovers të naftës, , të ciët së bashku me disa shtetas italianë të dyshuar për lidhje me mafien, u akuzuan në nëntor të vitit 2021 se u përfshinë në një operacion financiar ndërkombëtar për fshehjen nga konfiskimi në Itali të më shumë se 18 milionë eurove, si dhe për tentativë të pastrimit të tyre.

I pandehuri u dënua në shkallë të parë me 11 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 7 vjet e 4 muaj burgim, ndërsa ndaj të pandehurit u caktua dënimi përfundimtar me 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Vendimi për lënien në fuqi të dënimeve të Ballës dhe Lilos u mor nga trupi gjykues i Apelit të Posaçëm, i kryesuar nga gjyqtarja Saida Dollani dhe anëtarë gjyqtarët Igerta Hysi dhe Florjan Kalaja. Gjykata la gjithashtu në fuqi konfiskimin e shumës 18.3 milionë euro, që kalojnë në pronësi të shtetit.

Më 28 tetor 2022, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes ndaj Rezart Taçit, Artur Ballës dhe Bledar Lilos, që akuzohen se në bashkëpunim me shtetasit italianë , , , si dhe disa persona të tjerë, krijuan një skemë ndërkombëtare pastrimi parash. Ata u akuzuan për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal””.

Taçi u shpall në kërkim për këto akuza në nëntor 2021, ndërsa dy të akuzuarit si bashkëpunëtorë të tij, Artur Balla dhe Bledar Lilo, u arrestuan në Tiranë. Mes të ndaluarve në Itali si pjesë e këtij grupi ishte dhe 91 vjeçari Francesco Zummo, i hetuar më parë nga magjistrati Giovanni Falcone si i dyshuar për favorizimin e organizatës mafioze “”.

Sipas SPAK, skema financiare është drejtuar nga Zummo dhe Petruzella, në bashkëpunim me një shtetas zviceran me origjinë italiane dhe ish-bosin shqiptar të naftës, Rezart Taçi, çështja ndaj të cilit u nda pasi është në mungesë.