Java 8 e Superligës në 3 ditë, klasikja e futbollit shqiptar në Kukës, Vllaznia u bën thirrje tifozëve
Edhe java e tetë e Kategorisë Superiore do të luhet në tri ditë. Do të startojë të premten me sfidën Egnatia-Dinamo, që do të luhet në Rrogozhinë duke filluar prej orës 14:00.
Të shtunën do të luhet vetëm klasikja e futbollit shqiptar, me Vllazninë që pret Tiranën në “Kukësi Arena” në orën 14:00. Të dielën do të luhen tri sfidat e tjera, në orën 14:00 Laçi pret Skënderbeun, ndërsa në mbrëmje në orën 18:00 do të zhvillohet dy të tjerat, Partizani-Kukësi në “Arenën e Demave” dhe Teuta-Erzeni në “Niko Dovana” të Durrësit.
JAVA 8 E KATEGORISË SUPERIORE
E PREMTE – 6 TETOR 2023
EGNATIA – DINAMO 14:00
E SHTUNË – 7 TETOR 2023
VLLAZNIA – TIRANA 14:00
E DIEL – 8 TETOR 2023
LAÇI – SKËNDERBEU 14:00
PARTIZANI – KUKËSI 18:00
TEUTA – ERZENI 18:00
Vllaznia ka zgjedhur stadiumin e Kukësit për të luajtur klasiken e radhës ndaj Tiranës pasi në “Loro Boriçi” është bërë mbjellja e barit dhe do të duhet 1 muaj kohë nga rigjenerimi.
Por klubi është kujdesur për tifozët shkodranë duke vënë autobusë falas për të udhëtuar drejt qytetit verilindor. Numri i autobusëve do të varet nga kërkesat e tifozëve.
Për Vllazninë është një ndeshje shumë e rëndësishme, me kuqeblutë që kërkojnë rikthimin te fitorja pas dy ndeshjeve. Ekipi shkodran ndodhet në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Tiranës së vendit të katërt.
()