FOTO/ Aksident në tunelin e Elbasanit, “Audi Q5” humb kontrollin dhe përplaset me murin, bllokohet qarkullimi
Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në tunelin e Elbasanit. Nga informacionet paraprake të siguruara nga gazetari Fatmir Pope, thuhet se një automjet tip “Audi Q5”, ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar, ndërsa mësohet si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.