Thu, Aug 28, 2025

Prokuroria nis hetimin për vdekjen e të miturit 3-vjeçar

  • PublishedOctober 6, 2023

Prokuroria e Tiranës njoftoi të premten më 6 tetor fillimin  hetimeve lidhur humbjen tragjike të jetës së një të mituri 3-vjeçar, pas trajtimit në një klinikë private. Sipas prokurorisë, procedimi është regjistrruar për veprën penale “neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i . “Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit,” citohet të njoftim.

Vdekja e të miturit u denoncua nga prindërit në policinë e Tiranës. Sipas denoncimit të tyre, i mituri 3-vjeçar kishte kryer trajtim të disa dhëmbëve përmes anestezisë në një klinikë private në fund të muajit shtator. Pak orë më vonë gjendja e fëmijës u përkeqësua dhe ndërroi jetë më datë 1 tetor në qendrën spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.