Mon, Sep 1, 2025

Raporti i OSBE- ODIHR, Bylykbashi: Standardi në 14 maj i njëjtë me 2001, mekanizmi i Ramës, kontrolli i zgjedhësve para se të votojnë

  • PublishedOctober 6, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka reaguar sot pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR lidhur me zgjedhjet e 14 majit, duke thënë se ky institucion i krahason këto zgjedhje me ato të vitit 2001.

Sipas tij ky raport tregon mekanizmin që ka ngritur kryeministri Edi Rama për manipulimin e votës, atë të kontrollit të zgjedhësve përpara se ata të shkojnë te kutia e votimit. 

“është e paprecedentë në një raport që ndryshe nga herët e tjera rekomandimi kryesor ishte bërja e reformës zgjedhore, këtë herë raporti kërkon zbatimin e ligjit për blerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit dhe abuzimin me burimet shtetërore. Rekomandimi i dytë prioritar vë theksin te shiblerja e votës në mënyrë të posaccme. Për herë të parë një rekomandim i ODIHR për shitblerjen e votës është bërë në vitin 2015, në zgjedhjet e para të organizuara nga Edi Rama. Ky raport i krahasueshëm me vitin 2001 na tregon një mekanizëm që ka ngritur Rama, sistemin e kontrollit të zgjedhësve para se ata të votojnë, përmes patronazhimit dhe presionit”, u shpreh Bylykbashi. 

AlbaniaWeb.net