Mon, Sep 8, 2025

Laçi nuk fal as Skënderbeun, kurbinasit marrin vendin e dytë

  • PublishedOctober 8, 2023

Laçi lë pas dy humbjet radhazi dhe merr fitoren e dytë rresht. Pasi mposhtën Tiranën në “Selman Stërmasi”, kurbinasit bindën edhe në shtëpi ndaj Skënderbeut, duke fituar 2-0 dhe ngjitur kështu në vendin e dytë pas javës së tetë në Kategorinë Superiore. E kundërta me korçarët, që bien pas dy fitoreve radhazi.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar deri në fund të saj, kur në minutën e 42-të vendasit kalojnë në avantazh. Melo lëshon një gjuajtje nga distanca, e cila shkon në cepin e portës që nuk u ndal dot nga Alia.

GOLI I PARE

Në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i korçarëve, është sërish Laçi që ndëshkon. Sobouale përfiton nga një pritje e portierit Alia, që lë topin të lirë, dhe shënon golin e dytë. Minuta e 54-t dhe 2-0 për kurbinasit.

GOLI I DYTE

Ky rezultat do të mbeste në fuqi deri në fund, pasi Skënderbeu ishte i pafuqishëm për të hyrë në lojë, madje mund të kishte pësuar edhe një gol të tretë. Dy ndeshje, dy fitore dhe pa pësuar në stolin e Laçit për trajnerin Mirel Josa, që kërkon rikthimin e bardhezinjve në Evropë.

()

AlbaniaWeb.net