Sun, Sep 7, 2025

Motoçikleta del jashtë rrugës pranë Fierit, plagoset rëndë drejtuesi

  • PublishedOctober 8, 2023

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme pranë qytetit të Fierit, më konkretisht në Strum të Roskovecit, pasi një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se ai ka dalë jashtë rruge pasi drejtonte një motoçikletë, dhe për pasojë ka mbetur i lënduar rëndë.

Raportohet se drejt vendngjarjes janë nisur autoritetet përkatëse dhe ambulanca për të transportuar të plagosurin drejt spitalit.

AlbaniaWeb.net