Sun, Nov 23, 2025

Kontrolle të shtuara kundër krimeve kufitare, arrestohen dy shtetas të huaj në Rinas, procedohen dy të tjerë

Kontrolle të shtuara kundër krimeve kufitare, arrestohen dy shtetas të huaj në Rinas, procedohen dy të tjerë
  • PublishedOctober 9, 2023

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas kanë vijuar kontrollet me qëllim goditjen e krimeve kufitare. Bëhet me dije se në pranga ka rënë një shtetas kinez 39-vjeç dhe një shtetase kamerunase 43-vjeçe, pasi paraqitën në sportel dokumente të falsifikuara.

Gjithashtu theksohet se një shtetas turk, 24 vjeç është proceduar penalisht pasi iu gjet një pasaportë izraelite e falsifikuar.

Vlen të theksohet se një tjetër shtetase e moshës 59-vjeçe u procedua pasi nuk deklaroi në kufi sendet me vlerë siç e përcakton ligji,

Gjatë këtij kontrolli janë sekuestruar dokumente false dhe sendet me vlerë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net