Thu, Aug 28, 2025

Lufta në Izrael, ne mesin e të vrarëve ish-lojtari që ka luajtur për përfaqësuesen

  • PublishedOctober 9, 2023

Ish-futbollisti i Izraelit, Lior Asulin është në mesin e të vrarëve nga militantët e Hamasit në festivalin muzikor Supernova. Asulin, një emër i njohur i futbollit të atij vendi, kishte një karrierë profesionale 20-vjeçare.

Ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadra të ndryshme,  nga viti 1997 deri në vitin 2017.  Asulin mbajti veshur fanellat e e Hapoel Tel Aviv, Beitar Jerusalem dhe Maccabi Herzliya në Izrael ndërsa vlen të përmendet edhe periudha e huazimit e Qipro me Apollon Limassol.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net