Wed, May 6, 2026

Kontratë deri në fundin e sezonit, klubi i La Liga zyrtarizon trajnerin e ri

Kontratë deri në fundin e sezonit, klubi i La Liga zyrtarizon trajnerin e ri
  • PublishedOctober 10, 2023

Sevilla ka zgjedhur një trajner të ri, i cili zë vendin e José Luis Mendilibar, me këtë të fundit që u shkarkua mbrëmjen e së dielës. Klubi andaluzian ka njoftuar se në pankinë do të jetë Diego Alonso, me teknikun që do të prezantohet sot në mbrëmje në orën 19:00.

48-vjeçari uruguaian ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit. Ai vjen i freskët nga eksperienca e tij në stolin e Uruguait, skuadër me të cilën mori pjesë në Botërorin e fundit.

Për të është përvoja e tij e parë në krye të një klubi evropian, ndërsa si lojtar Alonso ka veshur fanellat e disa klubeve spanjolle: Valencia, Atlético Madrid, Racing Santander dhe Malaga. Pas 8 javësh kampionat, Sevilla gjendet në vendin e 14-të në renditje ndërsa në Champions League skuadra ka arritur dy barazime në po aq ndeshje, ndaj Lens dhe PSV Eindhoven në një grup që përfshin edhe Arsenalin.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net