Wed, Sep 3, 2025

Porositi djegien e lokalit në Tiranë, 24-vjeçari i kishte shpëtuar atentatit me armë

  • PublishedOctober 15, 2023

24-vjeçari Reidi Balla është personi që porositi zjarrvënien në një lokal “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, duke paguar një 29-vjeçar për 200 mijë lekë të vjetra.

Në vitin 2021, porositësist të djegies së lokalit, i është bërë atentat në makinë, në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit.

Në deklarimin që dha pas ngjarjes, ai tha se kishte ndaluar makinën dhe po shikonte celularin kur dikush iu afrua dhe e qëlloi me armë në këmbë.

“Po shkoja në shtëpi. Parkova makinën dhe po merresha me celularin kur dikush u afrua dhe me qëlloi. Nuk e pashë se kush ishte sepse mbulova kokën me duar. Nuk e di kush më ka qëlluar,” deklaroi Balla aso kohe.

“Më dha 200 mijë lekë”, pagoi 29-vjeçarin për të djegur një lokal, në kërkim porositësi

 

AlbaniaWeb.net