Samiti i Procesit të Berlinit, Macron shtyn ardhjen e tij në Tiranë
Nesër në Tiranë do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Në kuadër të këtij samiti presidentja e Komisionit Europian ka mbërritur në Tiranë u ka zhvilluar takim me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.
Në lidhje me këtë samit është bërë e ditur se presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës.
Shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras të Francës ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme.
Macron pritej të mbërrinte të hënën në mëngjes në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit.