Sat, Aug 23, 2025

U hodh nga kati i tretë për t’u arratisur, plagoset shqiptari i dëbuar në Itali

  • PublishedOctober 15, 2023

Një tentativë për t’iu arratisur policisë për pak sa nuk përfundoi në tragjedi në Itali. Sipas mediave italiane një shqiptar ka tentuar t’i ikë policisë ka rënë bie nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte.

Shqiptari mësohet se kishte një urdhër dëbimi për shkak të përfshirjes së tij në një vjedhje.

Ngjarja është regjistruar natën midis të shtunës dhe të dielës rrugën “Geppa” pranë stacionit të trenit të qytetit.

ANSA raporton se shqiptari u rrëzua për t’i shpëtuar kapjes nga policia dhe ka mbetur i plagosur.

Është ende e paqartë nëse shqiptari u hodh apo u rrëzua nga dritarja e “Hotel Italia”. Ka qenë një punonjës i hotelit që e identifikoi personin e kërkuar nga policia në mesin e të klientëve ndaj menjëherë i është telefonuar policisë.

Në përpjekje për t’i shpëtuar kapjes, 30-vjeçari është ngjitur në dritaren e dhomës në katin e tretë dhe ka hipur në parvaz.

Pas rrëzimit ai u dërgua me urgjencë në spital ku ka pësuar vetëm thyerje, si ajo e hundës në rënie, si dhe lëndime të lehta.

AlbaniaWeb.net