Wed, Dec 3, 2025

Ndodhi në Tiranë! Burri lyen me benzinë veten dhe gruan dhe përplaset me murin

Ndodhi në Tiranë! Burri lyen me benzinë veten dhe gruan dhe përplaset me murin
  • PublishedOctober 26, 2023

Një 49-vjeçar është arrestuar në Tiranë. Ai akuzohet se në gjendje të dehur ka lagur në trup me lëndë djegëse, dyshohet benzinë veten dhe bashkëshorten e tij. Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin B. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Vangjel Noti”, rreth orës 07:00, duke qenë në gjendje të dehur, ka lagur në trup, me lëndë djegëse, veten dhe bashkëshorten e tij.

Më pas është larguar me një automjet të cilin e ka përplasur me murin rrethues të një banese. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, 49-vjeçarit, një mjet prerës (thikë)” njofton policia.

Sherr dhe plumba! Qëllohet me armë zjarri drejt një makine në Tiranë

AlbaniaWeb.net