Wed, Nov 26, 2025

Makina të parkuara vend e pavend, policia merr masa të rënda ndaj shoferëve

Makina të parkuara vend e pavend, policia merr masa të rënda ndaj shoferëve
  • PublishedOctober 28, 2023

Policia e Tiranës ka marrë masa të rënda kundrejt drejtuesve të papërgjegjshëm të cilët parkojnë dhe ndalojnë makinat në zona të gabuara duke bllokuar edhe qarkullimin.

Masa e marrë nga policia ka qenë duke marrë makinat me karrotrec. Të gjitha mjetet e marra kanë qenë të parkuara gabim në stacione autobusësh, vija të bardha, dhe vende të tjera ku pengohet rrjedha normale e trafikut.

Për këtë, policia u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm në vendet ku ndalojë, në mënyrë që qyteti të jetë i organizuar dhe i sigurt.

AlbaniaWeb.net