Mon, Nov 24, 2025

Dhuna në Kuvend, Sinaj pyetet nga SPAK: Sqarova rrethanat e ngjarjes

Dhuna në Kuvend, Sinaj pyetet nga SPAK: Sqarova rrethanat e ngjarjes
  • PublishedNovember 3, 2023

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje deputetin e Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, i cili u përfshi në seancën e së hënës në përplasje fizike me deputetin e Partisë Demokratike, Bledion Nallbati.

Sinaj ka thënë se ishte marrë në pyetje nga oficeri i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

“Sqarova të gjitha rrethanat e ngjarjes,” ka deklaruar Sinaj./BalkanWeb

AlbaniaWeb.net