Thu, Aug 28, 2025

Tërheqje? Berisha lë të hapur mundësinë për të shkuar në gjykatë të hënën-LIVE

  • PublishedNovember 3, 2023

Sali Berisha duket se ka bërë një hap pas dhe ka lënë të hapur mundësinë që të paraqitet ditën e hënë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore në SPAK.

Vendimi u mor nga gjykata pak ditë më parë që ish-kryeministri me dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit, i akuzuar për korrupsion të paraqitet dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji.

Deri tani Berisha ka qenë i prerë duke deklaruar se nuk do të shkojë. Avokatët e tij ikën nga seanca dhe gjyqtarja i caktoi avokat kryesisht.

Por duket se ka një tërheqje. Të paktën kështu la të kuptohet sot kur u pyet. “Gjithçka do të informoheni në vazhdim” tha ai duke mos e mohuar kategorikisht.

Sulmoi gjyqtaren Irena Gjoka, që vendosi dy masa kundër tij, por a i druhet marrjes me forcë? “Unë u shpreha këtu si zëdhënës qytetarëve. Situata është më e turpshmja. Do të mësoni edhe për Irenën, gjëra sesi zbaton ligjet. Prisni. Durim” tha ai.

I pyetur nëse kryeministri mund të shpallë zgjedhjet e parakohshme për të përfituar nga situata aktuale i opozitës, Berisha tha se “Edi Rama është i aftë të bëjë cdo gjë. Nuk ka asnjë normë morale, etike dhe ligjore, por gjithçka në funksion të pushtetit të tij”.

LIVE-Berisha: SPAK-u po heton “McGonigalin”! Plotësoni 3 kushtet, ndërpresim protestën

AlbaniaWeb.net