Tërmet i fuqishëm në pikë të mëngjesit në Greqi! Njerëzit vrapojnë në rrugë
Një tërmet 5.2 Rihter u regjistrua në mëngjes në Evia të Greqisë sipas Institutit Gjeodinamik.
Tërmeti është ndjerë veçanërisht në Atikë, sipas mediave greke. Epiqendra ndodhet 6 kilometra në lindje të Prokopio Evia dhe thellësia fokale në 14.2 kilometra.
Shtatë minuta më vonë, një tërmet 3.7 Rihter me thellësi fokale 5 km ndodhi nga e njëjta epiqendër, që u ndje edhe në zona të Atikës.
Sipas guvernatorit të rajonit të Greqisë Qendrore, ka dëmtime në dyqane dhe disa shembje në rrugë pranë epiqendrës.