Berisha: Do ngrihemi! Do përmbysim regjimin e pasardhësve të Enver Hoxhës
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një takim me mbështetësit e tij në qytetin e Durrësit, deklaruar se sot nis “aksioni i fitores”.
Sipas ti me këtë aksion nis dhe “përmbysja e regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës”.
Berisha u shpreh se nga dita e sotme nis aksioni për mbjelljen e shpresës dhe krijimin e “ortekut që do të përmbysë regjimin”.
“Kemi nisur aksionin qe do mbjellim shpresën, do krijojmë ortekun e madh të përmbysjes së regjimit më të shëmtuar në historinë e kohërave pas regjimit të Enver Hoxhës, regjimit të pasardhësve të xhelatëve të diktaturës, e të keqes të të gjithë të këqijave që përjetojnë sot shqiptarët, Edi Rama.
Si qytetarë ju përballeni çdo ditë me probleme, skamja me dhimbje të shumëllojta por idealet tuaja ju si qytetarë, si atdhetarë si demokrat, përballeni me një armik të egër që çdo ditë shtron, shkelmon mbi idealet, mbi vlerat që ju besoni dhe përpiqet të shkatërroj bindjet tuaja politike, të vrasë shpresën tek ju. Përballeni me një armik që njësoj si nazistët do t’jua ndërroj emrin ju, e t’ju thotë që nuk jeni më demokratë po do mbani atë emër që them unë.
Ky armik që nuk ka as nder as moral, ju thotë ju që përmbyset diktaturën dhe morët Shqipërinë që e nxorët nga skëterra. Sot, ose do pranojmë që jemi qytetarë të dorës të dytë, të shesim dinjitetin tonë ose do ngrihemi. A është kjo një realitet? Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Na shihni në parlament, kemi një muaj që për votën tuaj, kemi filluar protestën dhe jashtë çdo lloj imagjinate ky horr i shtetit nuk na lejon të paraqesim ligje,” tha Berisha ndër të tjera.
