Thu, May 7, 2026

Qëllohet me plumba 27-vjeçari në Fier

Qëllohet me plumba 27-vjeçari në Fier
  • PublishedNovember 11, 2023

Një 27-vjeçar në Fier është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti duke mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim.

Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, Gentjan Vrenozi 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri Mevlud Hasa 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.

Mevlud Hasa është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e Gentjan Vrenozit” njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AlbaniaWeb.net