“Shpejt, shpejt ambulancën”! Heshtje, frikë dhe lutje në Rrogozhinë (VIDEO)
Sulmuesi ganez i ekipit të Egnatias, Duamena në minutën e 25-të ka rënë pa ndjenja në fushë në Rrogozhinë teksa po luhej ndeshja me Partizanin.
Shokët e ekipit, por edhe të Partizanit vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë. Ankth.
Njëri nga lojtarët i bën me shenjë ambulancës që të futet në fushë me shpejtësi. Mjekët e marrin e fusin në ambulancë dhe e nisin me shpejtësi drejt spitalit.
Duamena ka pasur probleme me zemrën në të kaluarën.
Pllakos heshtja në Rrogozhinë! Sulmuesi bie pa ndjenja në fushë
