Fri, May 8, 2026

“Tentoi t’i ikte policisë”/ Mediat turke: Dritan Rexhepi po “paketohet” për në Shqipëri

“Tentoi t’i ikte policisë”/ Mediat turke: Dritan Rexhepi po “paketohet” për në Shqipëri
  • PublishedNovember 11, 2023

Dritan Rexhepi, bosi shqiptar ose sikur njihet ndryshe “mbreti” i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës u arrestua në Stamboll. Ministri i Brendshëm turk deklaroi dje se falë bashkëpunimit me autoritetet italiane, Rexhepi u prangos në një vilë. Një prej mediave turke shkruan se “Dritan Rexhepi u kap teksa tentonte të arratisej me automjet”.

Mjeshtri i arratisjeve/ Si e hapi tre herë derën e burgut Dritan Rexhepi?

Në videon e shpërndarë nga autoritetet turke vila rrethohet nga forca të shuma policie dhe Rexhepi kapet brenda. Po ku do të ekstradohet tani? Janë disa shtetet që e kërkojnë, mes tyre Shqipëria, Italia, por edhe Ekuadori. Njëra prej mediave turke shkruan se pas kapjes dhe marrjes në pyetje, Rexhepi do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

FOTO/ Ky është shqiptari që u ekzekutua në makinë

Mësohet se pas marrjes në pyetje ai është dorëzuar nga policia në Drejtorinë e Stambollit të Administratës së Emigracionit për t’u ekstraduar në Shqipëri në përputhje me marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Nga ana tjetër po hetohen lidhjet e kartelit në Turqi” shkruhet në artikull, por zyrtarisht ende nuk ka asgjë.

AlbaniaWeb.net