Mon, Sep 8, 2025

Edukatorja dhe nëna që braktisi foshnjën dalin në gjykatë

  • PublishedNovember 12, 2023

Mesditën e sotme do të dalin përpara gjykatës, edukatorja Majlinda Dehima që akuzohet për dhunë ndaj një fëmijë në një kopsht privat në Tiranë dhe 30-vjeçarja Eglanta Isufi, e cila braktisi fëmijën në një bodrum në Yzberisht.

Fatkeqësisht foshnja ndërroi jetë të nesërmen në spital. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, pasi është e pamartuar.

Edukatorja Dehima u arrestua pas kërkesës së prokurorisë dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare. Fëmija doli nga kopshti me këmbën e thyer. Në një video edukatorja shfaqet duke e goditur 3-vjeçaren me vizore.

AlbaniaWeb.net