Sat, Aug 16, 2025

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Ardian Çapjan

  • PublishedNovember 15, 2023

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar la në fuqi dënimin me burgim të përjeshtshëm për të pandehurin Ardian Çopja (Çapja) për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012 dhe grup të struktuar kriminal, si dhe të dënimeve të dhëna në Shkallën e Parë për të pandehurit e tjerë në këtë çështje. Vendimi u shpall të mërkurën nga Kolegji Penal i kryesuar nga dhe anëtarë gjyqtaret dhe .

Me burgim të përjetshëm në Shkallën e Parë u dënuan edhe dhe (alias Olsi Leka); dhe u dënuan me 25 vjet burg; ndërsa  me 15 vjet heqje lirie.

Çopja (Çapja) dhe të pandehurit e tjerë u shpallën fajtorë për vrasjen e Nezir dhe Gentjan Beqirit, babë e bir, e ndodhur mëngjesin e 15 gushtit të vitit 2012 në qytetin e Elbasanit, brenda banesës së të ndjerëve.

Ardjan Çopja (Çapja) dhe anëtarë të familjes së tij janë pjesë e një sërë ngjarjesh të rënda që kanë ndodhur në Elbasan në 16 vitet e fundit, mes së cilave edhe disa atentate. Ndaj këtij grupi, Prokuroria e Posaçme ngriti në qershor 2021 akuza në gjykatë për veprat penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, prodhim dhe mbajtje armësh luftarake dhe krijimin e pjesmarrjen në grup të strukturuar kriminal.