Arrestohen një mjek dhe një infermier
Një mjek dhe një infermier janë arrestuar në Fier. Sipas policisë akuzohen se morën nga 2000 lekë ryshfet për t’i dhënë metadon, një personi në kundërshtim me ligjin/rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.
“Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:
-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;
-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor” njofton policia.