Sat, Aug 9, 2025

Kombëtarja e moshave e nis keq, mposhtet 1-3 nga Irlanda

  • PublishedNovember 15, 2023

Shqipëria U-19 e ka nisur me humbje fazën kualifikuese për Europianin 2023/2024.

Kuqezinjtë që ndodhen në Grupin 13, u mundën 3-1 ndaj Irlandës, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.

Ndeshja nisi më mirë për Irlandën që gjeti golin që në minutën e 5-të të takimit me Mark O’Mahony.  Megjithatë kuqezinjtë gjetën forcë dhe barazuan me Erald Krasniqin në minutën e 23, falë një eurogoli. Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim me rezultatin 1-1.

Në vijim, Irlanda mori avantazhin duke realizuar golin e dytë sërish me Mark O’Mahony, ndërsa tre minuta më vonë Franco Umeh realizoi edhe të tretin për Irlandën.

Në fund gjithçka përfundoi me rezultatin 3-1, ndërsa sfida e radhës për Shqipërinë U-19 do të jetë ndaj Belgjikës U-19, më datë 18 nëntor në orën 14:00.  Ndeshja e fundit do të jetë ndaj Sllovenisë U-19, më datë 21 nëntor në ora 14:00.

AlbaniaWeb.net