Wed, May 7, 2025

I riu e përplasi me makinë, ndërron jetë në vend 77-vjeçari

  • PublishedNovember 19, 2023

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:15, në Nikël, të Fushë-Krujës.

Mësohet se 23-vjeçari me inicialet shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar 77-vjeçarin me inicialet S. S., banues në Nikël, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

AlbaniaWeb.net