Fri, May 2, 2025

U kualifikuan sot në “Euro 2024”, Serbia kopjon posterin e FSHF-së?

  • PublishedNovember 19, 2023

Grupi G është grupi i parë, që ka përfunduar të gjitha sfidat e vlefshme për fazën kualfikuese e “Euro 2024”, me Hungarinë e Serbinë, që janë zyrtarisht nga sot të kualifikuar.

Në në ndeshjen e sotme Serbia ka barazuar 2 me 2, ndaj Bullgarisë, megjithatë edhe 1 pikë mjaftoi, që ata të siguronin një vendin në fazën finale të kompeticionit.

Përveç lançimit të kualifikimit nga faqet zyrtare të UFAS-s, si ajo në Instagram dhe në platforma të tjera, suksesin e tyre e zyrtarizuar dhe federata serbe e futbollit po me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i UEFA-s

Ajo që u vërejt në postimin e bërë nga ana e federatës serbe të futbollit është ngjashmëria në skicimin e posterit, thuajse i njëjtë me posterin e lançuar nga FSHF-ja vetëm dy ditë më parë me rastin e kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2024”.

Posteri i Federatës serbe të Futbollit
Posteri i FSHF-së i publikuar më 17 nëntor

Deri këtu mund të duket mbase si një lloj uniformiteti i përcaktuar për të tilla raste, por në fakt nga vëzhgimet e kryera nëpër faqet zyrtare të federatave të tjera, ekipet përfaqësuese të të cilave janë kualifikuar për në “Euro 2024”, rezulton që nuk kemi të bëjmë aspak me një lloj rregulli.

Secila federatë e ka shprehur entuziazmin e kualifikimit në forma nga më të ndryshmet. Të jetë zgjedhja e federatës serbe një kopje e posterit të FSHF-së apo një rastësi e rastësishme?

Posteri i Federatës sllovake
Posteri i Federatës holandeze
Posteri i Federatës zvicerane
Posteri i Federatës austriake

 

AlbaniaWeb.net