Tue, Nov 25, 2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Allajbeu

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Arben Allajbeu
  • PublishedNovember 22, 2023

, KPA njoftoi të martën lënien në fuqi të vendimmarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, . Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga , me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë , dhe , pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Allajbeut kundër vendimit të Komisionit.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 14 janar 2021 të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës, Arben Allajbeu për problemet e konstatuara në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, KPK vlerësoi se Allajbeu kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe kualifikues për profesionalizmin.

Arben Allajbeu e filloi karrierën e tij si oficer i Policisë Gjyqësore dhe në vitin 2014 u emërua si prokuror në Prokurorinë e Beratit. Në nëntor 2016 ai u transferua në Prokurorinë e Tiranës, ku e kreu funksionin deri në momentin e shkarkimit nga detyra.