Tue, Nov 25, 2025

Pas Lorit edhe Sara Hoxha i vë “pikat mbi i” raportit me Arbanën

Pas Lorit edhe Sara Hoxha i vë “pikat mbi i” raportit me Arbanën
  • PublishedNovember 22, 2023

Mosmarrëveshjet e supozuara mes moderatores, Arbana Osmani dhe drejtueseve të televizionit ‘Top Channel’, duket se janë sheshuar.

U përfol gjatë se Arbana nuk do të prezantonte këtë vit ‘Big Brother Vip’, pasi u aludua se kishte një krisje në raportin me drejtuesit e televizionit ku ajo ka nisur karrierën.

Por së fundmi në një postim në ‘Instastory’, ajo ka konfirmuar rikthimin në ekran, e në një farë mënyre ka hedhur  poshtë gjithë thashethemet që qarkullojnë për të.

Pas Lorit, edhe Sara Hoxha ka sqaruar njëherë e mirë raportin me moderatoren përmes një postimi, ku tregon një foto nga biznesi i ri i Arbanës.