Tue, Nov 25, 2025

Rikuperimi vazhdon, Broja shfaqet në formë gjatë stërvitjes

Rikuperimi vazhdon, Broja shfaqet në formë gjatë stërvitjes
  • PublishedNovember 22, 2023

Momenti i vështirë duket se po kalon dhe Armando Broja po i rikthehet formës së tije.

Sulmuesi ka vuajtur në këtë fillim sezoni, dëmtimi në gju mori më shumë kohë nga ç’pritej dhe vetëm 122 minuta deri më tani në radhët e Chelseas.

Minutazh i cili gjithsesi i ka mjaftuar për të gjetur golin e parë në Premier League në këtë sezon dhe forma që po tregon 22-vjeçari në stërvitje duket premtuese për ndeshjet e ardhshme.

Chelsea ka publikuar një video të sulmuesit të Kombëtares nga stërvitja, teksa kontrolli, goditja dhe goli tregojnë potencialin e këtij talenti.

Klubi Londinez gjithnjë ka treguar se shqiptari bën pjesë në projektin afatgjatë të bluve dhe mund të jetë momenti i duhur për të marrë minutat e merituar në fushën e lojës.