Tue, Nov 25, 2025

Shorti i “Euro 2024”, UEFA publikon 4 vazot, ja çfarë e pret Shqipërinë

Shorti i “Euro 2024”, UEFA publikon 4 vazot, ja çfarë e pret Shqipërinë
  • PublishedNovember 22, 2023

Është plotësuar numri me 21 skuadrat e kualifikuara, ndërsa tre të tjera do t’u shtohen pas fazës së play-off, për të formuar 24 ekipet që do të marrin pjesë në turne.

Shqipëria pritet të ketë një grup tepër të vështirë, ku me shumë gjasa nuk do të shmanget dot i ashtuquajturi “grupi i ferrit”.

Duket qartë që vazoja e parë mban skuadrat e mëdha, me Gjermanin, Portugalinë, Francën, Spanjën, Belgjikën dhe Anglinë.

Në të dytën, ndodhet Danimarka, Hungaria, Austria, Shqipëria, Turqia dhe Rumania.

Në vazon e tretë ndodhet Skocia, Sllovakia, Çekia, Sllovenia, Holanda dhe Kroacia.

Ndërsa në vazon e fundit, Italia, Zvicra, Serbia dhe tre fituesit e fazës play-off.