Mon, Nov 24, 2025

Zbardhen diskutimet mes Eralbi Breçanit dhe Ismail Zenelit, “Ishalla s’na del dardhë”

Zbardhen diskutimet mes Eralbi Breçanit dhe Ismail Zenelit, “Ishalla s’na del dardhë”
  • PublishedNovember 22, 2023

Vetëm tre ditë pas goditjes së një grupi kriminal nga SPAK, kjo pas çkodimiti të aplikacionit SKY, ka dalë në skenë dhe emri i Ergys Dashit.

I vrarë pak vite më parë në Ekuador, me vrasësit të cilët mbeten ende një “mister” për policinë, por Ergys Dashi është i njohur për ta në trafikimin e drogës.

News24 ka zbardhur dosjen hetimore të SPAK ku u godit grupi kriminal. Në pah ka dale një bisedë mes dy anëtarëve të grupit, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani ku diskutojnë për Dashin.

“Më datë 18 shkurt 2021, në portin e Valencias në Spanjë, është sekuestruar rreth 69 kg kokainë e fshehur në motorin frigoriferik në fund të kontenierit, i cili transportonte fuçi me lëng limoni të ngrirë të koncentruar.

Me të dyshuar për këtë trafikim Ismail Zeneli, Eralbi Breçani dhe Ergys Dashi, ky i fundit i ekzekutuar në Ekuador.

Ismail Zeneli ka patur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil.

Artan Sulejmani ishte bashkëpunëtor i Zenelit, ndërsa Eralbi Breçani ka pasur rolin e porositësit dhe financuesit për blerjen e lëndës narkotike në vendin e origjinës, Brazil”, thuhet në dosje.

Në një nga bisedat që lidhen me këtë transport droge, Ismail Zeneli dhe Eralbi Breçani, shprehin hapur dyshimin se mos Dashi, u bën ndonjë lojë.

Ismail Zeneli flet me Besmir Murtatin: Duke qenë se nuk kanë besim tek Ergys Dashi për shkak se po vonon nisjen e lëndës narkotike nga Amerika e Jugut.

Në bisedë, Ismail Zeneli thotë: ‘Ishallah s’na del dardhë’.

Por ndërkohë grupi nuk kujdesej vetëm që droga të kalonte e qetë matanë rrethimit të porteve në Evropë, por edhe të lante disa hesape të vjetra.

AlbaniaWeb.net