Wed, Sep 10, 2025

Barazimet i “prishin” punë Shqipërisë në renditjen e FIFA-s

  • PublishedNovember 24, 2023

Kombëtarja Shqiptare u kualifikua për në Europianin 2024 si kryesuese e grupit, e siguruar matematikisht me dy pikët e mara në dy ndeshjet e fundit.

Pikërisht kjo mënyrë kualifikimi ka lënë pasoja tek Kombëtarja në renditjen e FIFA-s.

Kjo e fundit bazohet mbi rezultatet e ndeshjeve dhe forcën që ka kundërshtari që ke përballë, më saktësisht pozicionimi në klasifikim.

Për fatin e keq të kuqezinjve, barazimet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe janë regjistruar ndaj dy skuadrave më të dobëta në renditjen e FIFA-s.

Tani kuqezinjtë do të zbresin nga vendi i 59-të, në vendin e 62-të.

Një renditje e cila merr vlerë për shortin e kualifikuesve të Botërorit, ku përcaktohet dhe ndarja e vazove.

Duke qenë në vendin e 30 mes skuadrave europiane me renditjen aktuale, Shqipëria do ta shihte veten në vazon e tretë.

Kualifikueset për Botërorin 2026 do të luhen në grupe me 4 dhe 5 skuadra ku vetëm e para kualifikohet direkt.