Wed, Sep 10, 2025

Humbja e mjeshtrit të madh, Luizi e kujton kështu Zef Dedën

  • PublishedNovember 24, 2023

Mes shumë artistëve që shprehën ngushëllimet dhe vlerësimin për Zef Dedën, mjeshtrin e madh të humorit që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm duke lënë një boshllëk tek të gjithë shqiptarët, është edhe Luiz Ejlli.

Në një postim në ‘Instagram’, Luizi e kujton aktorin e madh si një pasuri të paçmuar të vendit, ndërsa shprehu ngushëllimet për të afërmit dhe familjarët.

“Humbje e madhe jo vetëm për familjen e të dashurit të zemrës por për çdo shqiptar. Pata fatin që të njoha e u rrita me humorin tënd Zef. Ke lënë një pasuri të paçmuar dhe emri yt do të jetojë në të gjitha kohërat. Pusho i qetë atje lart!”, shkruan ai. 

Zef Deda ishte një nga figurat më të spikatura të kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij në zhanrin e komedisë dhe ndryshe është cilësuar si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

Ai gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj. Miqtë e kolegët kanë reaguar mes lotësh e dhimbjesh për humbjen e humoristit nga Shkodra.