Thu, Sep 11, 2025

Kinematografia në zi! Ndahet nga jeta i madhi Zef Deda

  • PublishedNovember 24, 2023

Kinematografia shqiptare ka humbur sot një prej aktorëve të saj më të shquar- të madhin Zef Deda që është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Lajmin e hidhur e ka dhënë djali i tij, Julian Deda.

 

Mësohet se aktori ka ndërruar jetë në Shkodër, pasi luftonte prej kohësh me sëmundjen e rëndë.

Pritet që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të bëhet ditën e shtunë, kur do të mbahen edhe homazhet në teatrin Migjeni.