Wed, Sep 10, 2025

“Më duhen 50 mijë euro urgjent”, kapen të rinjtë me skemë mashtrimi

  • PublishedNovember 24, 2023

Dy të rinj  përkatësisht Alban Gjoni dhe Rudor Balla janë arrestuar ditën e sotme për shkak të kryerjes së krimit ekonomik.

Të dy qytetarët u hoqën si biznesmenia Vilma Nushi, kanë kontaktuar një drejtoreshë që ishte e punësuar në biznesin e kësaj të fundit.

Ata i kanë kërkuar punonjëses shumën e 50 mijë eurosh, sepse kishin  një urgjencë.

Ata kanë lënë takim pranë një hoteli në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhe pasi kanë parë që personi që po mashtronin është afruar, i kanë dërguar sërish mesazh në emër të Vilma Nushit, duke i thënë se do të vinte një person i besuar i saj për të marrë shumën prej 50 mijë eurosh.

Punjoësa në fillim nuk e ka kuptuar skemën e mashtrimit, më pas takoi Vilma Nushin ku i ka komunikuar se dorzoi porosinë dhe këtu u kuptua mashtrimi.  Policia mundit të sekuestrojë edhe një sasi prej më shumë se 8 mijë e 300 eurosh.

AlbaniaWeb.net