Sat, Sep 13, 2025

Sekuestrohen në Elbasan 2 garazhe dhe 1 apartament, pronari i dënuar në Britani 

  • PublishedNovember 24, 2023

Prokuroria e Elbasanit ka sekuestruar pronat e shtetasit L.C i cili rezulton të jetë i dënuar në Britaninë e Madhe për “shtëpi bari”. Sipas provave të prokurorisë, pasuritë e këtij shtetasi janë vendosur mbi burime kriminale.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në kuadër të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, ka kërkuar vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros preventive mbi pasuritë e paluajtshme:

  1. Pasuria me nr.26/198-G.5, e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan;
  2. Pasuria me nr.26/198-G.6,  e llojit “Garazh”, zk.8525, Elbasan; dhe
  3. Pasuria me nr.26/198+1-26, e llojit “apartament”, zk.8525, Elbasan

Nga hetimet ka rezultuar se:

Personi nën hetim ka kryer aktivitet kriminal, (shtëpi bari) në Mbreterinë e Bashkuar, për të cilën është arrestuar dhe dënuar nga autoritetet angleze.

Personi nën hetim dhe personat e afërt me të, gjatë dhe pas kohës së kryerjes së veprimtarisë, kanë investuar në fitimin e disa pasurive të paluajtshme të cilat dyshohen se kanë si burim të ardhurat nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasit L.C.

Pasuritë e konstatuara janë dukshëm të pajustikuara nga të ardhurat e ligjshme të personave të lidhur të personit nën hetim L.C  .

AlbaniaWeb.net