Wed, Sep 10, 2025

SPAK nis hetimet për Elvana Gjatën

  • PublishedNovember 24, 2023

SPAK ka nisur hetimet për këngëtaren e njohur, Elvana Gjata.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bën me dije se, Elvana Gjata, është nën hetim për shkak se është përmendur disa herë si “transferuese” e parave nga Ervin Mata për Erzen Breçanin.

Sipas komunikimeve në Sky Ecc, nga llogaria e saj bankare do të kaloheshin 500 mijë euro.

Dokumenti i mëposhtëm shpjegon nisjen e hetimeve.

DOKUMENTI/ SPAK nis HETIMET për Elvana Gjatën!

Dokument i marrë nga Syri

Kujtojmë se ky hetim ka nisur pas publikimit të mesazheve të sjella nga Franca dhe Belgjika dhe që bënin fjalë për trafikun e drogës së grupeve shqiptare.