Wed, Sep 10, 2025

Moti i keq, Korça “e paralizuar” nga dëbora

  • PublishedNovember 25, 2023

I gjithë territori i qarkut të Korçës është i përfshirë nga reshjet e dëborës të cilat kanë prekur një pjesë të vendit gjatë ditës së sotme duke shkaktuar dhe vështirësi në qarkullim.

Balluku në Rrugën e Arbrit: Kufizoni qarkullimin, stuhia do të zgjasë deri në…

Mësohet se firmat kontraktore janë duke punuar me borëpastrueset dhe duke hedhur kripë në rrugët e qarkut.

Deri tani, të gjitha akset rrugore janë të kalueshme pa zinxhirë, përveç aksit rrugor që të çon në Dardhë, ku është e detyrueshme vendosja e zinxhirëve.

Rruga e Arbrit mori miliona euro, tani po bllokon qindra njerëz

Policia Rrugore apelon për rritje të kujdesit gjatë drejtimit të mjeteve, në këto akse rrugore.

Dëbora në vend, Policia e Shtetit: Vendosni zinxhirë dhe zbatoni udhëzimet

 

AlbaniaWeb.net