ARRSH: Të gjitha akset kombëtare të kalueshme, të përdoren goma dimërore
Autoriteti Rrugor shqiptar njofton se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme.
Me anë të një postimi, ARSH thotë se temperaturat kanë zbritur deri në -6 në zonat malore.
“Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes, intensiteti i reshjeve ka rënë në të gjithë territorin
Temperaturat kanë qenë në ulje deri në -6 në zonat malore.
Grupet e punës të mirëmbajtjes kanë punuar pa ndërprerje në të gjitha akset me prezencë dëbore për pastrimin, zgjerimin dhe evitimin e ngricave. Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.
Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore,” njofton ARRSH.