Tue, Jul 8, 2025

Derbi i Italisë mbyllet pa fitues dhe me shumë tension

  • PublishedNovember 26, 2023

Pak raste, shumë tension, dy gola të shënuar dhe asnjë fitues. Është ky bilanci i derbit të Italisë, që zgjati deri në fundin e pjesës së parë, pasi i gjithë 45-minutëshi nuk prodhoi asnjë rast të vetëm dhe u karakterizua nga protestat e shumta ndaj vendimeve të arbitrit Guida, që thuajse e humbi nga kontrolli sfidën.

Ndeshja u ndez nga një gol i Vlahovic, pas një kundërsulmi të shpejtë të Juventusit, teksa në të njëjtën mënyrë u kundërpërgjigjën edhe zikaltrit, këtë herë me kapitenin Lautaro Martinez, që shënoi golin e 13 sezonal.

Vërshëllima finale la në fuqi barazimin 1-1, që nuk ndryshon asgjë në renditje, me Interin që kryeson me 32 pikë, i ndjekur nga Juventusi me 30.

Juventus-Inter  1-1  (Vlahovic 27′, Lautaro 33′)

83′ – Ka minuta edhe për Kristjan Asllanin, që merr vendin e Hakan Calhanoglu para mbrojtjes.

33’ – Goooool. Kundërpërgjigjet menjëherë Interi, që rikthen baraspeshën me Lautaro Martinez. Zbritje e shpejtë e zikaltërve, me Thuram që shërben mirë në qendër dhe Lautaron që nuk fal, duke shënuar golin e 13 sezonal në po kaq ndeshje në kampionat.

 

27’ – Gooooool. Kundërsulm perfekt i Juventusit, me Chiesën që shpërthen ën krah, pason për Vlahovic në qendër të zonës dhe serbi nuk fal, duke dërguar topin në rrjetë. Bardhezinjtë në avantazh.

20′ – Calhanoglu provon befasinë nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit të Szczesny, ndonëse mjaft rrezikshëm…

15′ – Rast i artë për Juventusin, me Chiesën që ka një penallti në lëvizje, por godet jashtë kuadratit…

 

5′ – Rast i artë për Juventusin, me Chiesën që ka një penallti në lëvizje, por godet jashtë kuadratit…

4′ – Interi kërcënon i pari me Thuram, që gjuan me kokë topin e krosuar në zonë, por pret pa problem Szczesny…

/Superssport