Fri, Jul 11, 2025

Garancho mahnit Manchesterin, supergol alla Rooney

  • PublishedNovember 26, 2023

Everton dhe Manchester United po luajnë për javën e 13-të në Premier League.

Dueli nisi mirë për “Djajtë e Kuq”, me United që kaluan në avantazh qysh pas tre minutave lojë. Ishte Garnacho që shënoi një perlë me roveshatë, kjo pas asistit të Dalot.

Të gjithë me duart në kokë pas supergolit të argjentinasit, që u kujtoi tifozëve të United golin e ish-kapitenit Rooney, shënuar në të njëjtën mënyrë kundër Man. City-t vite më parë.