Sat, Jul 12, 2025

Reshjet e dëborës bllokojnë Bypass-in e Qafë Murrizit

  • PublishedNovember 26, 2023

Në zonën e Qafë Murrizit kushtet atmosferike dhe moti i keq janë ende duke shkaktuar problematika për drejtuesit e automjeteve.

Mësohet se trashësia e dëborës vijon të mbetet problem për qarkullimin e automjeteve në zonë, ndërsa ka raportime edhe për mungesë të energjisë elektrike në zonë.

Sakaq, policia u ka bërë apel qytetarëve që kalojnë në këtë zonë që të pajisin automjetet e tyre me goma dimërore për të ruajtur sigurinë.

 

AlbaniaWeb.net