Wed, Jul 9, 2025

VIDEO/ Bebe Rexha uron festat e Nëntorit

  • PublishedNovember 26, 2023

Pak para kohe, por Bebe Rexha që sot ka uruar festat e nëntorit.

Artistja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht as këtë herë nuk ka lënë anash një urim për festën e 28 nëntorit, që shënohet këtë të martë.

Ajo ka postuar në Instagram një video ku një varg makinash bëjnë një paradë me flamurin shqiptar dhe krahas bën urimin për të gjithë bashkëatdhetarët e saj.

Ndërkohë, artistja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Kosovë për të festuar ditëlindjen e 33-të.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ajo do të jetë e pranishme edhe për festën e 28 nëntorit.