Çfarë ndodhi?! Enisa i gjuan me shuplakë Herrisonit, ja si reagoi ai
‘Puntata’ e sotme në ‘Për’puthen’ ka nisur me situata të papritura. Herrison ka ftuar në një takim 4 minutësh Enisën, por duket se nuk ka shkuar deh aq mirë. Këtë herë jo për të vazhduar njohjen, Herrison në përballjen me të la të kuptohej se nuk do të dilte më në takime me të.
Gjë e cila e ka ‘acaruar’ paksa Enisën, e cila në një moment ngrihet nga karrigia dhe e godet me shuplakë në fytyrë Herrison. Ky i fundit i drejtohet duke i thënë se nëse do të ishte mashkull nuk do të qëndronte aq i qetë.
Ndërsa Enisa nga ana tjetër, duket se nuk e priste deklaratën e Herrison duke e ofenduar e duke e cilësuar veprimin e tij si të një ‘mashkulli të ulët’.