Mbrëmje e zezë/ Qytetari u përplas nga dy makina në errësirë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Kurbin. Një këmbësor është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Laç-Patok, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, ndërsa këmbësori, i cili nuk është identifikuar ende, pas përplasjes së parë nga Fran Meskurti është përplasur edhe nga një automjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, këmbësori ka humbur jetën. Ndërkohë, të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.