Bebe Rexha e uron kështu ‘Ditën e Flamurit’
Sot festohet 111 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Personazhe të njohur kanë bërë urimet e tyre duke shfrytëzuar rrjetet sociale, dhe njësoj ka vepruar edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.
Këngëtarja ka publikuar pamje nga festa e bashkatdhetarëve në Amerikë, të cilët dolën rrugëve të qyteteve duke bërë parada me flamurin kuq e zi.
“Urime 28 Nëntori”, ka shkruar Bebe në urimin e saj.

