Fri, Sep 12, 2025

Kukësi dhe Skëndërbeu dhurojnë spektakël në kryeqytet

  • PublishedNovember 28, 2023

Përfundoi në një barazim 2-2 përballja midis Kukësit dhe Skëndërbeut  e luajtur në “Arenën e Demave”.

Sfida e vlefshme për javën e 14-të, rezultoi spektakolare dhe me shumë dëshirë për të fituar nga të dy ekipet, por në fund u desh të kënaqen me nga një pikë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin korçarët, që gjetën rrjetën me Frenkiln, e më pas me Likën, duke marrë lojën nën kontroll.

Por në të dytën verilindorët e Nicës u rikthyen në lojë duke gjetur golin me Zhongon në minutën e 55’ e më pas me Da Motën në 81’, të dy golat e realizuar me goditje këndi.

Kukësi ngjitet momentalisht në vendin e 8-ë të renditjes, ndërsa Skënderbeu vazhdon të jetë në vendin e katërt me 18 pikë.

 

AlbaniaWeb.net