Thu, Sep 11, 2025

Urimi i Bleros dhe Edona James për 28 Nëntor

  • PublishedNovember 28, 2023

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 kanë organizuar festë brenda shtëpisë së famshme për 28 Nëntorin. Ata janë veshur me kostume tradicionale, ndërsa nuk kanë munguar as këngët e vallet, por edhe urimet e përzemërta. Dy prej tyre, Blero dhe Edona James teksa po qëndronin bashkë kanë uruar shqiptarët për Pavarësinë e Shqipërisë.

“Shqiptarë kudo që jeni e urojmë Ditën e Flamurit më të bukur në botë, shpresojmë që po kënaqeni e nuk po u shkojmë nerva, unë dhe Donushi ju duam pafund dhe votoni për neve sa më shumë të premten, të dalim ne të parët”, ka thënë Blero.